TIRANË – Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme pranë shkollës “Mihal Grameno” në kryeqytet. 

Shtetasi Elvis Gjini ka marrë një plumb në këmbë dhe është dërguar në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e parë. Mjekët e spitalit ushtarak konfirmojnë se i riu është jashtë rrezikut për jetën. 

Policia e Tiranës bën të ditur se 30 vjeçari është plagosur ndërsa po udhëtonte me makinë. Një tjetër automjet ku ndodhej edhe personi i cili e ka qëlluar e ka ndjekur dhe fare pranë shkollës “Mihal Grameno” e ka qëlluar Gjinin. 

Policia nuk ka zbardhur ende emrin e autorit të plagosjes dhe arsyet që e shtynë të qëllojë ndaj 30 vjeçarit.