RUSI – Një mundës rus, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008 është qëlluar me armë zjarri, duke u plagosur rëndë. 

Bakhtiyar Akhmedov u dërgua me urgjencë në një spital, në jug të Dagestanit, pasi kishte marrë një plumb në stomak.

Lajmi u bë i ditur nga trajneri i Akhmedov, ndërsa policia deri tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me ngjarjen. 

Akhmedov në Lojërat Olimpike të Pekinit arriti të shkonte deri në finale të peshës 120 kg, më pas u mund nga Artur Taymazov.