Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar një ditë më parë në Shkodër, drejt lokalit në pronësi të shtetasit me iniciale T. P., 56 vjeç.

Si pasojë e të shtënave janë shënuar vetëm dëme materiale.

“Më datë 18.07.2022, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit T. P., 56 vjeç. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.