Policia e Durrësit ka njoftuar se mëngjesin e sotëm është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një objekti në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas burimeve zyrtare, në lidhje me këtë rast janë shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës disa shtetas të dyshuar.

NJOFITMI I POLICISË

Më datë 10.10.2020, rreth orës 04:05, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të derës së jashtme të një objekti, në pronësi të shtetasit L.Z,  duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në ambientet e  Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen  autorit/ve.