Në rrethana ende të paqarta, sulmohet me armë lokali në Lezhë.

Sipas burimeve zyrtare, mëngjesin e sotëm rreth orës 06:30, në fshatin Pllanë, Lezhë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Gjovalin Prendi.

Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Mesohet se janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP Lezhë.