Një plagosje ka ndodhur në fshatin Babinaj të Tropojës rreth orës 21:00, mbrëmjen e djeshme. Pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A.H., 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin L.H., 35 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A.H, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Tropojë, për veprime të mëtejshme hetimore.
I plagosuri ndodhet në spitalin e Gjakovës për mjekim më të specializuar.
Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





