Një i moshuar nga fshati Grudë e Madhe e Shkodrës, ka mbërritur i vdekur rreth orës 18:00 në spitalin e Shkodrës. Sipas burimeve policore, viktima Martin Kola Stragu, 80 vjeç, ka pasur plagë në trup të shkaktuara nga armë zjarri.

Stragu është dërguar në spital nga të afërmit e tij, ndërkohë që sipas informacioneve paraprake të policisë, dyshohet se viktima mund të jetë vetëvrarë me armë zjarri.

Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri e mbushur e tipit “Kallashnikov”.

Grupi hetimor po punon për sqaruar rrethanat e ngjarjes.