Një person është plagosur me armë zjarri në zonën e “Sahatit”, në Vlorë.
Mësohet se i riu ka qenë në lokal në momentin kur është qëlluar.
Policia e qytetit bregdetar ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes.





