Një person është qëlluar me armë zjarri gjatë natës në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Grykë-Zezë. I plagosuri është identifikuar si shtetasi Edmond Gjoka.
Ai është dërguar në spitalin e Traumës ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.





