Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Tale të Lezhës. Mësohet se nga të shtënat me armë ka  mbetur i plagosur një person.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave në një lokal, ku njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.

I plagosuri është transportuar për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po punon për arrestimin e tij.