Policia e Sarandës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45 është qëlluar me armë brenda dhomës së një hoteli.

I plagosuri është transportuar në spital për ndihmë  mjekësore. Deri më tani ende nuk është e qartë dinamika e ngjarjes, ndërsa policia ka shoqëruar 7 persona për t’i marrë në pyetje.

Deri më tani autorët nuk janë identifikuar, ndërkohë një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.