Një person është vrarë me armë zjarri pranë banesës së tij mbrëmjen e të dielës në Ksamil.
Bëhet fjalë për shtetasin Gramoz Memaj, i cili ka humbur jetën teksa transportohej për në spital.
Sarandë/Informacion parparak
Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.





