SHKODER, 02 mars 2013- Një vrasje e shënuar sot në qytetin e Shkodrës ka vënë në lëvizje policinë e këtij qytetit.
Ngjarja është shënuar në vendin e njohur si Storm Golem, ku viktima është qëlluar për vdekje me armë zjarri.
Viktima është një 45-vjeçar i quajtur Kujtim Kraja, i cili ka gjetur vdekjen nga plagët e shkaktuara nga një armë zjarri, tip automatik.
Policia po heton shkaqet në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Viktima mesohet se eshte nipi i Mir Kocise, i njohur si i forti i Shkodres i akuzuar per disa vrasje.
Policia po heton shkaqet e ngjarjes, ndërsa mësohet se viktima është i afërm i shtetasit Edmir Koccia, person me precedentë të shumtë penalë në Shkodër.
Edmir Kocia, 38 vjec, personazh i njohur në Shkodër, është vrarë në këtë qytet në fund të nëntorit 2012.
Ekzekutimi i tij dyshohet se ndodhi për hakmarrje në lidhje me ngjarjet për të cilat ishte akuzuar Kocia.
Ndaj tij ka pasur dyshime per kater vrasje te ndodhura pas vitit 2007.
Policia dyshon se vrasja e sotme ka ndodhur si pjese e serialit te hakmarrjeve.





