Është qëlluar gjatë natës me breshëri plumbash kompania farmaceutike “CFO Pharma”, e cila ndodhet në autostradën Tiranë Durrës.
Punonjësit e sigurisë e kanë raportuar ngjarjen në polici sot në orën 8:00 të mëngjesit dhe një grup hetimor ka shkuar në vendngjarje.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese.
Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.