Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në Itali.
Siç bëhet e ditur nga mediat italiane, shqiptari i moshës 40 vjeç, është qëlluar me dy plumba pistolete, duke mbetur i plagosur, por fatmirësisht, siç raportojnë mediet italiane nuk është në rrezik për jetën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në komunën Asti, mbrëmjen e së premtes.
Shqiptari është qëlluar nga dy persona të paidentifikuar, sapo ka dalë nga banesa e tij në “Quarto d’Asti”. Duket se autorët e krimit po e prisnin.
40-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar në spitalin “Cardinal Massaia” nga disa të afërm.
Ende nuk ka të dhëna për autorët e ngjarjes, ndërsa policia bën me dije se ka dyshime se bëhet fjalë për larje hesapesh mes shqiptarëve.





