6 maj 2015 – Një ngjarje e rëndë ndodhi sot pasdite gjatë takimit prezantues që kreu i PD-së, Lulzim Basha po i bënte kandidatit të së djathtës në Ersekë, Viktor Duro. Mësohet se një person, i identifikuar si S.Liço, 26 vjeç, i cili deri në atë kohë ishte i ulur në një lokal, ka marrë një karrige duke e gjuajtur drejt Bashës. Por, në vend të tij është goditur 70-vjeçari Fuat Mydini, i cili ishte ulur pranë kryedemokratit. I lënduari mori mjekim në spital dhe është në gjendje të mirë, ndërsa policia shoqëroi të riun. Nga ana e kandidatit të djathtë kjo ngjarje u quajt akt kriminal, me qëllim denigrimin e fushatës elektorale. Deri tani dyshohet se autori është mbështetës i kandidatit të majtë.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”