Personi që u qëllua sot me armë zjarri në kryeqyet është Tefik Hyka, nga Shijaku, ish-pronar i fabrikës së tullave në Vorë.

Sipas informacioneve paraprake policore, Hysa është qëlluar me një plumb në kokë pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’.

57- vjeçari Hyka ka qenë në një kafe i shoqëruar nga një femër dhe sapo ka tentuar të hipë në makinë është qëlluar me armë zjarri.

Ai ka mbetur i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital, nga ku raportohet se Hyka ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Atentatori i Tefik Hykës ka qenë me motor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie të cilat kanë nisur hetimin për të identifikuar autorin e krimit të rëndë.