BULLGARI– Bereta apo siç njihet ndryshe si bos- i krimit, është qëlluar dje me armë zjarri teksa po arrinte në gjykatë për të apeluar dënimin që i ishte dhënë me shtatë vite burg për trafik droge.
Kreu i mafjes bullgare, Zlatomir Ivanov, mësohet të ketë marrë katër plumba në këmbë, krah dhe stomak.
Policia vendase dyshon se ai është qëlluar nga një snajper nga një godinë përballë.
Më pas bos-i i drogës u dërgua në spital nga truprojat e tij nga ku bëhet me dije se shëndeti i tij është në rrezik.
Ai ka aksione në më shumë se 30 firma dhe ofron shërbime sigurie për kompanitë e mëdha.
Po ashtu ka në pronësi edhe pika bastesh dhe kazino.
Ai ka qenë i dyshuar për trafik femrash dhe makinash të vjedhura. Emri i tij është përmendur në shumë raste vrasjesh.
Është arrestuar disa herë, por gjithmonë është liruar.