Një 18-vjeçar shqiptar është në gjendje kritike për jetën, pasi u qëllua me thikë në një linjë tramvaji në Milano.

Sipas raportimeve të para, mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:30, ai u qëllua disa herë me thikë në bark dhe në shpinë nga një grup djemsh amerikano-jugorë.

Policia po kryen hetimet për të sqaruar nëse ka një lidhje midis këtij sulmi dhe një tjetër, që po ashtu ndodhi mbrëmjen e djeshme në “Piazza Sraffa”, ku si pasojë e një sherri mes dy grupeve të amerikanëve të Jugut, u godit me thikë një 21-vjeçar në fyt, raportojnë mediet italiane.

Aktualisht shqiptari gjendet i shtruar në spitalin “Humanitas” në Milano në gjendje të rëndë shëndetësore.