Qëllohet me thikë një grua në Durrës, në zonën e Spitallës.
Shtetasi N.T., 54 vjeç, banues në Fermë-Sukth, dyshohet se ka goditur me thikë shtetasen L.J., informon sot policia.
Ngjarja e regjistruar një ditë më parë, sipas policisë, ka ndodhur për motive të dobëta.
E lënduara është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa për autorin u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në bazë të nenit 89 të Kodit Penal.





