KORCË, 26 shkurt 2013-Tentohet të grabitet një tregtar floriri në qytetin e Korcës.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, teksa tregtari Enver Mane ka dalë nga banesa.
Mësohet se Manes i është prerë rruga nga një person i maskuar i cili edhe ka qëlluar me armë drejt tregtarit.
Fatmirësisht plumbat nuk e kanë prekur Manen, pasi ai është shmangur.
Pas ngjarjes autori është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia e qytetit juglindor po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.
Ndërkohë në qytetin e Bulqizës persona të maskuar kanë grabitur një argjendari.
Sipas të dhënave të policisë ata kanë qenë të armatosur dhe dyshohet ta kenë kryer grabitjen nën kërcënimin e armës.





