Michael Gill, ish-bashkëpunëtor dhe anëtar i administratës së Donald Trump është qëlluar për vdekje pasi një grabitës po tentonte t’i vidhte makinën.

Siç raporton Fox News , Gill, i cili shërbeu si shef i stafit në Komisionin e Tregtisë së të Ardhmes së Mallrave (CFTC), ishte në makinën e tij të shtunën pasdite kur një grabitës hyri dhe e qëlloi atë.

Policia identifikoi si të dyshuar një 28-vjeçar, i cili tentoi të vidhte një automjet tjetër rreth një orë më vonë dhe më pas iu afrua qytetarëve të tjerë dhe u kërkoi çelësat.

Sulmuesi 28-vjeçar u qëllua për vdekje nga policët pak kohë më vonë.

Gruaja e Gill, Christina, e dha lajmin për vdekjen e burrit të saj për FOX 5 DC.