Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtunë në Himarë, ku eshtë qëlluar për vdekje një ndërtues dhe është plagosur motra e tij.
Viktimë ka mbetur Niko Goro, i cili ka marrë 5 plumba dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë atentatit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 pranë supermarketit të motrës së tij, ndërsa autori pasi ka qëlluar për vdekje biznesmenin, është larguar me një makinë tip “Volkswagen”. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Ndërkohë, policia e Himarës kanë marrë në pyetje disa persona që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, teksa janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve të zonës, që mund të kenë fiksuar momentet e ngjarjes dhe lëvizjet e autorit.
Dëshmitarët janë shprehur se autorët dyshohet të kenë qenë 2 persona, të cilët ishin duke lëvizur me një mjet tip Tuareg me xhama të errët, kur njëri prej tyre ka zbritur dhe ka qëlluar në drejtim të Goros. 51-vjeçari Niko Goro ishte një sipërmarrës i njohur në Himarë, pasi kishte në pronësi disa biznese.





