PAKISTAN, 13 mars 2013– Një pakistanez, i cili ka bërë përpjekje të arratiset me një grua, është qëlluar me gurë deri në vdekje.
Burimet zyrtare konfirmuan se ngjarja ka ndodhur në qytetin Paraçinar të Pakistanit.
Viktima është identifikuar vetëm me emrin e parë, Nooruddin, dhe se ka qenë një anëtar i ushtrisë pakistaneze.
Autoritetet kanë bërë përpjekje të ndalojnë vrasjen, por nuk kanë arritur të bindin grupin shiit, Tehrik-e Hussainia Parachinar, që të falë viktimën.
Ushtria e Pakistanit nuk e ka komentuar rastin.
Kodet fisnore në këtë vend parashikojnë “vrasjen për nder” për individët që përpiqen të martohen pa miratimin e familjes.