Një i ri ka humbur jetën pasi është qëlluar me mjet prerës (thikë) mbrëmjes e së dielës, në njësinë administrative Arras. Sipas informacioneve të policisë, mësohet se ka gjetur vdekjen rrugës për në Spitalin e Peshkopisë 25-vjeçari me inicialet I.Z,
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Policia e Dibrës, ka marrë informacion se në njësinë administrative Arras, dyshohet se është plagosur me mjete prerëse shtetasi I.Z, rreth 25 vjeç.
I dëmtuari ka humbur jetën rrugës për në Spitalin e Peshkopisë.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, mbështetur nga forcat Policore Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë ngritur pika kontrolli, dhe po hetojnë intensivisht për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.





