Gjykata e Leçes në Itali ka dënuar me 10 vite burg 22-vjeçarin shqiptar, i cili verën e vitit të shkuar ka qëlluar me kallashnivok në drejtim të ish-të dashurës së tij.
Bëhet fjalë për shtetasin Ibrahim Rudi. Fatmirësisht nga të shtënat nuk mbeti asnjë i lënduar.
Kur ndodhi ngjarja vajza e re ishte në rrugë me motrën, kushëririn dhe dy miqtë e saj përpara një ndërtese në via Kennedy në qendër të Galipolit.
Ibrahim Rudi pasi e qëlloi me armë, u largua menjëherë, por u arestua pak ditë me vonë. Pas arrestimit ai u dënua me burg për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.





