10 maj 2015 – Suel Liço, 27 vjeçari nga Erseka që qëlloi në drejtim të kreut të opozitës me karrige, do të qëndrojë në burg për ca kohë. Gjykata e Korçës vendosi që i riu, i njohur si militant socialist qëlloi me dashje, duke lënë të plagosur një 74-vjeçar, i cili ndodhej i ulur pranë Lulzim Bashës. Ai do të qëndrojë në burg deri në fund të hetimeve, edhe pse nga policia u tha ditën e arrestimit se veprimet u kryen në gjaknxehtësi e sipër.
Duket se i riu është rënduar më tepër nga fotografitë që kishte postuar në rrjetet sociale me bluzën e Rilindjes. Nga ana e PS-së së rrethit u deklarua se ai nuk ishte anëtar i PS-së.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”