Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Bogdan të Beratit, ku një 53-vjeçar qëlloi me armë gjahu me qëllim për të vrarë një kafshë të egër, ka përfunduar me humbjen e jetës së një personi.

Sipas Policisë, gjatë gjuetisë, shtetasi Dh. K., nga pakujdesia, plagosi shtetasin A. T., i cili më pas ndërroi jetë.

Pas përfundimit të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në DVP Berat arrestuan në flagrancë 53-vjeçarin, banues në fshatin Bogdan, për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.