Viktimat e tmerruara të një gangsteri adoleshent që qëlloi një vajzë të vogël po ndihen të lehtësuar pasi ai u burgos për 50 vjet.
16-vjeçari Noah Ney u dënua si i rritur për të shtënat me armë në vitin 2022 pasi një gjykatë vendosi se ai dinte dallimin midis së drejtës dhe së gabuarës. Në fakt, gjyqtarët besojnë se djali “nuk ka asnjë shans shërimi”.
Ney u burgos të hënën pasi dy muaj më parë ai ishte arratisur nga një qendër paraburgimi për të mitur ku kishte sulmuar stafin, kishte përmbytur qelinë e tij me jashtëqitje. Ai u arrestua tre ditë më vonë.
Ndihmës prokurori i rrethit që rekomandoi burgosjen e 16-vjeçarit tha se ai ka të dhëna që tregojnë se çdo përpjekje e bërë për të ndryshuar sjelljen e tij kriminele ka dështuar.
Ney tashmë kishte një precedent penal që daton që nga vitet e shkollës së mesme, kur qëlloi një vajzë pesëvjeçare prillin e kaluar. Gjykata u tha se 16-vjeçari ishte anëtar i një bande të quajtur Hoover Crips.
5-vjeçarja ishte duke luajtur brenda shtëpisë së saj, kur një makinë e vjedhur i ka kaluar dhe ka qëlluar drejt saj duke e goditur në qafë dhe në shpatull.
Ajo u dërgua në spital dhe nëse plumbi do të kishte shkuar dy centimetra më tej ajo mund të kishte vdekur.
Momenti kur Ney u arrestua përsëri me armë, tre ditë pasi ai u arratis duke u hedhur nga një gardh nga Qendra e Drejtësisë për të Mitur të Qarkut Tulsa. Gjykata dëgjoi se të dy prindërit e Ney-t kanë precedentë penalë dhe babai i tij është burgosur disa herë.
Nëna e Ney-t pranoi se djali i saj tregoi mizori si ndaj njerëzve ashtu edhe ndaj kafshëve, por deklaroi se fajëson veten për sjelljen e djalit të saj. Halla e tij tha se ai ishte lënë pas dore gjatë gjithë jetës së tij, por gjykatës iu tha se sjellja e Ney ishte përkeqësuar kur ai jetonte me tezen dhe gjyshen e tij.
Një fqinj ka dëshmuar se ka shkaktuar kaos në lagje, ka mbajtur armë dhe thika dhe shpeshherë ka kërcënuar fqinjët me to.
Ney u dënua me 50 vjet burg pasi u deklarua fajtor për 12 akuza që përfshinin armë zjarri, drogë, banda, vjedhje dhe sulm.
Gjykatësi caktoi një rishikim gjyqësor të dënimit të tij në vitin 2028, kur ai mund të reduktohet nëse ai tregon pendim dhe reformë.