Gjykata e Milanos ka lënë në burg 45-vjeçarin shqiptar Minako M., i cili plagosi me armë djalin 18-vjeçar të partneres së tij pak ditë më parë.
Sipas mediave italiane, shqiptari me profesion shoferi kamioni, do të qëndrojë në burg me akuzën e tentativës për vrasje dhe posedim mallrash të vjedhura. Policia ka rindërtuar të gjithë skenën e ngjarjes së rëndë dhe thuhet së shqiptari sulmoi partneren e tij, një grua ukrainase, gjatë një mosmarrëveshjeje të dhunshme në familje.
Kur shqiptari ka goditur partneren ka ndërdyrë fëmija i vogël i saj, një djalë 15-vjeçar, në përpjekje për të mbrojtur nënën e tij nga dhuna. Në pamundësi për të ndaluar sulmin, i riu ka telefonua vëllain e tij të madh, 18 vjeç, i cili në atë moment ndodhej jashtë shtëpisë me disa shokë.
Kur djali i madh është kthyer në banesë i shoqëruar nga katër shokë, situata ka degraduar. Mësohet se Minako M., i tërbuar, ka kapur armën dhe ka qëlluar të riun, duke e goditur në qafë. Arma e përdorur, siç rezultoi nga hetimet, ishte vjedhur në vitin 2013 në Sassuolo, në provincën e Modena-s, për këtë arsye burri do të duhet të përgjigjet edhe për krimin e posedimit të mallrave të vjedhura.
Menjëherë pas ngjarjes, djali është transportuar me urgjencë në spitalin Niguarda, dhe i është nënshtruar një operacioni delikat. Gjendja e tij ka mbetur kritike edhe në orët në vijim, por fatmirësisht pas operacionit mjekët tha se ai ka shënuar një përmirësim të lehtë.
Aktualisht i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, megjithëse gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.
Pavarësisht përmirësimit të gjendjes së djalit, akuza ndaj Minako M. mbetet ajo e tentativës për vrasje. Të shtëna me armë zjarri në qafë mund ta kishte vrarë viktimën, sipas asaj që raportuan ekspertët.