Policia ka arrestuar 39-vjeçarin që qëlloi me armë në Kamëz mbrëmjen e së dielës. Forcat e Komisariatit Nr.5, gjatë kontrolleve gjatë orëve të natës, mundën të arrestonin të dyshuar Fatmir Musteqja, banues në Kamzë.
Ky person, nën drejtimin e mjetit, qëlloi me pistoletë në drejtim të automjeteve të parkuara. Fatmirësisht plumbat nuk shkaktuan asnjë të lënduar.
39-vjeçari rezulton se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.564 ml/g. Atij iu sekuestrua pistoleta dhe municioni.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





