Rreth tre muaj pas atentatit me armë ndaj administratorit të një shkolle private në Tiranë, Lulzim Mashës, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar.

Në pranga ka rënë 31-vjeçari Skerdi Tasi. Më 18 janar të këtij viti, ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës ku udhëtonte administratori i shkollës private “Wilson”, Lulzim Masha.

Ngjarja ka ndodhur në nënkalimin e Liqenit të Thatë në Tiranë. Fatmirësisht nga ngjarja nuk u lëndua asnjë person.

Njoftimi i policisë:

– S. T., 31 vjeç, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas me datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç.