Një 49-vjeçar është vënë nën hetim në Shkodër, pasi qëlloi me armë zjarri në ajër dhe shkatërroi një dron.

Personi K. N., 49 vjeç, banues në fshatin Shkjezë nga pakujdesia, teksa qëllonte me armë gjahu në ajër, ka dëmtuar një dron që ishte duke fluturuar në atë zonë.

“Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. N., 49 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, sepse nga pakujdesia, teksa qëllonte me armë gjahu në ajër, ka dëmtuar një dron që ishte duke fluturuar në atë zonë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut”, njofton policia.