Një 83-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Shkodër pasi qëlloi me armë gjahu drejt tre të rinjve. Ai qëlloi nga kati i tretë i banesës së tij, drejt tre të rinjve që po qëndronin në rrugë.

Dyshohet se 83-vjeçari ishte nën efektin e alkoolit dhe pas mbërritjes së policisë ka refuzuar të dorëzohej, duke i thënë  policëve “ikni se do ju vras”.