Shqiptarja që qëlloi gjakftohtësisht babanë e vajzës së saj, ka publikuar “një mal” me postime në “Facebook”, të cilat drejtpërdrejtë apo tërthorazi, e kanë paralajmëruar krimin shumë herë.

Pa gërmuar shumë, që në krye të profilit të saj, në hapësirën e bio-s Klodiana shkruan “Ora e Drejtësisë po afron”. 

Fotot e gruas, megjithatë, na predispozojnë edhe më shumë për motivet e saj. 

Mosmarrëveshja gjyqësore, sipas informacioneve të Vradini.gr, ka nisur menjëherë pas lindjes së fëmijës, ku bashkëshorti ka treguar që në fillim synimin për të marrë kujdestarinë e plotë të fëmijës.

Mirëpo, gruaja nuk ka qenë dakord, pa pasur mundësi të mësonte sesi fëmija i mitur përfundoi me babain dhe jo nënën, si zakonisht.

Kristina në postimet e saj shkruan se ia kanë rrëmbyer fëmijën.

“GREKË… Ata prej jush që ndihen ende njerëz, më ndihmoni të shpëtoj fëmijën tim të mitur. Në vendin tim mund të jetë çdo nënë greke, në vendin tim mund të jetë çdo fëmijë grek. Prokurorja e gjykatës së të miturve të Athinës (që ndoshta ose është e korruptuar ose e çmendur) bashkëpunon me kriminelët në rrëmbimin dhe abuzimin e vajzës sime të mitur, sepse sa herë i bëja thirrje KËTU DHE 5 VJET ajo më jep një përgjigje “të çmendur” duke më thënë “Nuk është përgjegjësia ime mbrojtja e të miturve, por e gjykatave”.

Kur i kujtova nenin 1532 të Kodit Civil mbi përgjegjësinë e saj të veçantë ligjore për të mbrojtur jetën e fëmijëve tanë të mitur në raste të tilla, ajo më kërkoi të largohesha nga zyra. Më pas i kërkova të largohej, sepse përçmon veten dhe pozicionin që SHTETI I KA BESUAR. 

Kemi prokurorë të tillë kriminalë për mbrojtjen e fëmijëve tanë! Fëmija im nga atëherë e deri më sot ka mbetur në mesin e kriminelëve, asgjë nuk ka ndryshuar. Me pëlqimin e Prokurorit për të Mitur, fëmija im jashtëmartesor qëndron larg meje pa asnjë kontakt me mua dhe torturohet nga ish-përdhunuesi im dhe gruaja e tij.”

Ndër të tjera, shqiptarja pak muaj më parë kishte postuar një foto ku shfaqej një grua duke mbajtur një armë dhe një fëmijë në krahë.

“Të mbrosh jetën dhe familjen tënde është një e drejtë”, shkruhet në postim./K.Gj. /DurrësLajm/

Përkthyer nga: Vladini.gr