Finalizohet operacioni policor "Fundi i arratisë", arrestohet një 23-vjeçar i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale.

Në pranga ra shtetasi E.D, 23 vjeç, banues në Klos, i cili më datë 30.12.2018, në qytetin e Klosit gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit E.H. dhe më pas është larguar.

Për këtë shtetas Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe e municonit”, ”Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike”, “Plagosja e lehtë me dashje”. 

Materialet procedurale do t'i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.