Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuat më parë në fshatin Manat të Lezhës.
Mësohet se 25-vjeçari Xhulio Vokrri ka plagosur me armë zjarri në këmbë bashkëmoshatarin e tij Paul Bushin, pas një konflikti për motive të dobta.
I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia po vijon punën për kapjen e autorit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Lezhë/ Informacion paraprak
Plagosi me armë zjarri 25-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori i dyshuar dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Autori i dyshuar Xhulio Vokrri, i plagosuri shtetasi Paulo Bushi ose Ndoj.
Më datë 17.09.2021, rreth orës 14:40, në fshatin Manati, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Xh.V., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P.B(N)., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e tij.
Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





