48-vjeçari i arrestuar nga Policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje është Altin Isaraj, vëllai i ish-Drejtorit të Transporti Rrugor Arben Isaraj. Ky i fundit dha dorëheqjen vitin e kaluar pasi vëllai i tij u arrestua për trafik droge.
Shtetasi Altin Isaraj theu masën e sigurisë "Arrest shtëpie" të caktuar nga gjykata pasi qëlloi me armë në ajër nga një makinë, me të cilën po udhëtonte së bashku me dy persona të tjerë.
Policia gjithashtu sekuestroi në cilësinë e provës materiale një pistoletë dhe disa fishekë. Kanë qenë qytetarët që kanë njoftuar policinë dhe më pas blutë e kryeqytetit bënë të mundur kapjen e vëllait të ish-drejtorit të Transportit Rrugor.





