Në vitin 2020, qëlloi me armë zjarri në drejtim të banesës së një shtetasi, lokalizohet dhe ndalohet 33-vjeçari N. K.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”.

Nga hetimet dyshohet se më datë 08.01.2020, shtetasi N. K. ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të banesës së shtetasit N. M. Si pasojë, është vrarë kafsha shtëpiake (qen) që ishte në oborrin e banesës së shtetasit N. M..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.