Gjykata e Lezhës ka dhënë masën arrest me burg për 71-vjeçarin, Gjergj Gjini, i cili në muajin dhjetor të vitit 2020 plagosi me armë zjarri fqinjin e tij Hilë Gjini.

71-vjeçari është dënuar me 12 vite burg pasi mbi të rëndojnë tre akuza ajo e “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armeve shpërthyese dhe municionit” si dhe “Kanosja”.

Ngjarja ndodhi në fshatin Balldre të Lezhës, teksa 43-vjeçari Hilë Gjini po dërgonte fëmijët në shkollë, u qëllua me armë 71-vjeçari sapo kishte dalë nga banesa me automjetin e tij tip “Benz”.