Një 62-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
I arrestuari është 62-vjeçari me inicialet H. D., banues në fshatin Paraspuar, Poliçan.
Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municioneve”.
“Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë gjahu pa leje, një sasi fishekësh dhe 2 ndezës granate”, njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.





