Në kuadër të operacionit policor të koduar “Stroke” u vu në pranga 43-vjeçari me iniciale B. M., i cili kërcënoi me armë fqinjin e tij në Allias të Tiranës.

43-vjeçari gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanosi me armë zjarri fqinjin e tij, 42-vjeçarin me iniciale F. K., duke qëlluar me armë zjarri në oborrin e banesës së këtij të fundit.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi muncioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.