Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e djeshme në Fier-Seman të Divjakës, ku pas një sherri mes dy vëllezërve, një prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.

Dyshohet se dy vëllezërit janë konfliktuar për motive pronësie, e më pas konflikti ka degraduar në përdorimin e armës.

Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

50-vjeçari është ndaluar nga policia, ndërsa mbeten ende në arrati vëllai i tij.

“Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, në fshatin Fierseman, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. K., 50 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 57 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”,njoftoi policia.