“Arrest me burg” ka caktuar gjykata e Tiranës për efektivin Erjon Goxhara, i cili të hënën e 19 gushtit plagosi me armën e shërbimit, Lorenc Kostën.
Ai shprehu pendesë për veprimin që ka kryer në dëm të shtetasi Lorenc Kosta. Goxhara ka mbajtur të njëjtin qëndrim si para Oficerëve të Policisë Gjyqësore.
Avokatët kërkuan masë më të butë sigurie se arresti në burg me argumentin e tronditjes së rëndë psiqike. Deri në këto momente, Goxhara po hetohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Për këtë të dytën deri në momentin që do të provohet nëse arma e përdorur është e shërbimit ose jo. Gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për ekspertizë të gjendjes psiqike.
Kujtojmë se disa ditë pas plagosjes me armë zjarri, ai u vetëdorëzua në polici ku deklaroi ndër të tjera se nuk kishte si qëllim për ta vrarë. Ngjarja ndodhi pasi bashkëshortja e tij tradhtinë me Kostën, me të cilin punonin në të njëjtin ambient.