Policia ka arrestuar 44-vjeçarin, i cili mbrëmjen e djeshme goditi me çekiç shitësen e një marketi në qytetin e Elbasanit pasi kjo e fundit kundërshtoi t’ia jepte artikujt pa lekë.

Shitësja ndërkohë u transportua për në spital dhe është jashtë rrezikut.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit nga qytetarët për një konflikt që po ndodhte në një dyqan, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit duke arrestuar në flagrancë shtetasin A.C., 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në një dyqan ushqimor është konfliktuar për motive të dobëta me shitësen dhe me pas e ka goditur atë me mjete të forta, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Plagosje e rëndë me dashje”.