Një 48-vjeçar që tentoi të vriste me armë një person brenda një lokali në Vorë, është arrestuar nga policia.

Në pranga ka rënë E.P. 48 vjeç i akuzuar për vrasje me dashje të mbetur në tentativë, shkatërrim prone dhe prishje e qetësisë publike.

48-vjeçari kishte hyrë me forcë në një lokal ku po qëndronte 39-vjeçari E.P. në një fshat të Vorës dhe kishte qëlluar me çifte në drejtim të tij. Fatmirësisht 39-vjeçari nuk u lëndua.

Policia ndërhyri menjëherë pas sinjalizimit dhe arrestoi 48-vjeçarin, si dhe sekuestroi çiften të cilën e posedonte me leje. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.