11tetor 2015 – Marsel Qeleshi, i cili qëlloi me gur mbi autobusin e ekipit serb gjatë rrugës së tyre në Tiranë, u lirua sot nga Gjykata e Tiranës. Ai u akuzua se mbrëmjen e 7 tetorit, ndërsa ekipi po udhëtonte me autobus nga Rinasi në hotelin ku do të akomodoheshin, qëlloi me një 1 gur mbi mjetin e tyre.

Fillimisht u tha se Qeleshi ishte 14 vjeç, por sot u mësua se ai është 18. Nga ana e Prokurorisë së Tiranës u kërkua burg pa afat për të riun, por nga ana e gjykatës u pa e arsyeshme që ai të ndiqet në gjendje të lirë. Ky incident shkaktoi pezullim të ambasadorit tonë në Beograd, por u sfumua me fitoren e Serbisë.

/portali DurresLajm/