Një 31-vjeçar është vënë në pranga në Shkodër pasi qëlloi me pistoletë në ajër.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ishte raportuar për të shtëna me armë, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendin për të cilin ishte raportuar. Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe më pas vënien në pranga të autorit të dyshuar, shtetasit K. Y., 31 vjeç”, njoftoi policia.
Pistoleta iu gjet të riut gjatë kontrolleve në banesën e tij. Ai tentoi ta fshihte atë në oborr, por u pikas nga autoritetet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.





