Një 40-vjeçar i cili qëlloi me armë zjarri në ajër ditën e diel në Vlorë, për të kanosur për motive të dobëta një shtetase, është shpallur në kërkim.
Policia bëri identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit: E. L., 40 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, me qëllim kanosjen e shtetases A. D., 58 vjeçe, banuese në Vlorë.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe administrimit të çdo prove të grumbulluar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe një gëzhojë.
Vijon puna nga ana e shërbimeve të Policisë, për kapjen e shtetasit E. L.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.





