Policia italiane ka arrestuar një 48-vjeçar shqiptar, pasi akzuohet se ka qëlluar me thikë një person tjetër.
Mediat e huaja bëjnë me dije se shqiptari, ka qëlluar shtatë herë me thikë një shtetas rumun rreth 62 vjeç në zonën e Ladispolit.
Skena ka ndodhur në një ambient publik dhe është parë nga shumë persona.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e 48 vjeçarit shqiptar, identiteti it ë cilit nuk bëhet me dije.
Nga hetimet rezultoi se 48-vjeçari është person me precedent të mëparshëm dhe se ka probleme mendore.





